A1 Report - Projekti i lumit të Tiranes, banoret e Paskuqanit: Na prish banesat

2015-08-21 6

TIRANE- Projekti për rehabilitimin e lumit të Tiranës tashmë kanë filluar, por banorët e shtëpive në Paskuqan protestojë lidhur më këtë fakt, pasi sipas tyre projekti u rrezikon prishjen e banesave.

Banorët e këtyre shtëpive janë vendosur në këtë zonë pas viteve '90, në kërkim të një jetese më të mirë. Ata kanë ardhur kryesisht nga zonat veriore dhe fakti se mund t'ju prishet shtëpia nga ky investim i bashkisë i lë pa fjalë.

Banorët kanë protestuar në lidhje me këtë çështje prej disa ditësh, duke mos shprehur refuzimin sa i takon stabilizimit të lumit të Tiranës, por për faktin se i gjithë investimi i jetës së tyre që lidhet me shtëpitë buzë lumit. Një fakt tjetër është se disa nga shtëpitë e tyre janë të legalizuara.

Por fakti është fakt. Bashkia ka nisur sistemimin për lumin e Tiranës, pjesë e një projekti që parashikon dhe zgjerimin e bulevardit të ri të Tiranës.

Për këtë arsye, është parashikuar që shtrati i lumit të ketë skarpate në të dyja anët e tij. Gjerësia e shtratit është 9.25 metra linearë me dy bankina të gjelbëruara nga 1 metër linearë në të dy krahët e tij. Gjatësia e shtratit të lumit që do të trajtohet është 2.097 metra linearë.

Pastrimi i shtratit dhe rehabilitimi i skarpateve do të shoqërohet me mbjelljen e 510 pemëve dekorative të llojeve të ndryshme, të cilat do të jenë pa dyshim elementë kryesorë në aspektin ekologjik që karakterizon ekuilibrat urbanë.

Plani i ri Rregullues e ka konceptuar këtë segment të lumit të Lanës ndryshe nga pjesa tjetër që i paraprin. Sipas këtij Plani, kjo pjesë e lumit do të ngjasojë me një park linear natyror, pa praninë e rrugëve për automjete në dy brigjet e tij, sikurse ndodh në segmentin tashmë të ndërtuar të Lanës.