POGRADEC- Pronarë të bizneseve të vogla në qytetin e Pogradecit kanë vijuar protestën në ditën e dytë kundër rritjes së taksave vendore.
Protestuesit kanë tentuar sërish të hyjnë në bashki për të kërkuar sqarime. Ndërhyrja e menjëhershme policisë ka shmangur përplasjen mes punonjëve të bashkisë dhe protestuesve.
Nga Pogradeci mësohet se pas kësaj situate, 3 protestues janë shoqëruar në komisarait.
Tregtarët ankohen se taksat vendore ndaj tyre janë rritur 5-fish, situatë kjo që sipas tyre po i çon ata drejt falimentit.
Pas 2 ditësh protesta, bashkia ka kërkuar nisjen e diskutimeve për ndryshimin e taksave.