A1 Report - PD: Tahiri te tregoje çfare e lidh me grupin kriminal

2015-08-21 9

TIRANË- Partia Demokratike i bën thirrje ministrit të Brendshëm të tregojë se çfarë e lidh atë me disa persona të dënuar më parë për trafik droge dhe sot janë të punësuar në poste të ndryshme të Policisë së Shtetit. PD-ja nëpërmejt deputetit Arben Ristani në një deklaratë për mediat ka publikuar edhe një fotografi ku një i dënuar për drogë, Genti Alizotin ndodhet në një prej takimeve të Ramës me elektoriatin gjatë fushatës zgjedhore.

"Sot po e pyesim publikisht ministrin, por edhe Kryeministrin, se cila është lidhja që kanë me Genti Alizotin, i arrestuar më parë për trafik droge", u shpreh Ristani sot para mediave në selinë blu.

"Saimir Tahiri e ka për detyrë të bëjë transparencë. Cila është lidhja e tij me këtë grup të dyshimtë të lidhur me trafikun e drogës dhe vepra të rënda penale?! Cilat janë favoret që ministri i Brendshëm i ofron këtij grupimi në ushtrimin e aktivitetit", thotë deputeti deomkrat.

Sipas Ristanit, ministri i Brendshëm edhe pas tre ditësh hesht pasi "rezulton se Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me një grup të strukturuar kriminal, ku Ardian Serezi i 1 ton droge, është një nga pjesëtarët."

Një person tjetër i përfshirë në trafik droge dhe sot sipas Ristanit "është një nga çunat e ministrit të Brendshëm, gjithnjë në krah të tij, sidomos në fushatë zgjedhore, dhe kujdeset për punët e ministrit", është Gent Alizoti.

Partia Demokratike bën me dije se Gent Alizoti ka denë i dënuar për trafik droge pasi është kapur teksa transportonte 50 kg drogë dhe në fushatën zgjedhire "është personi që shihni në këtë foton, në krahun e majtë të Kryeministrit", thotë Ristani.

Perosi në të majtë të kryeministrit Rama, sipas Partisë Demokrarike, "është krahu i djathtë i Saimir Tahirit. Formalisht është i punësuar në Minibashkinë e Kombinatit."

Free Traffic Exchange