Analistët politik vlerësojnë se qëndrimet diametralisht të kundërta të subjekteve politike shqiptare rreth zgjedhjeve presidenciale, u shkojnë për shtati interesave të tyre partiake dhe jo të elektoratit shqiptar. Madje sipas tyre PDSH dhe BDI, në bazë të rezultateve nga raundi i parë zgjedhor do të bëjnë pazaret politike për raundin e dytë, por edhe masin pulsin e elektoratit për zgjedhjet e parakohshme eventuale parlamentare.
"Varësisht prej raundit të parë do të fillojnë pazaret politike për raundin e dytë. PDSH-ja do të dal me kandidat, varësisht prej rezultateve të raundit të parë ai do të jap kapital politik për të hyrë në negociata politike nëse vendos ta bëjë atë ose nëse është qëllimi vetëm konsolidimi apo refleksion i vullnetit të votuesve ndaj kandidatit për të treguar fuqinë politike raundin e dytë strategjia e PDSH-së, mund të jetë ndryshe..Nuk besoj se BDI-ja do t'i ndërrojë qëndrimet do të hyjë në abstinencë aktive në zgjedhjet presidenciale dhe në raundin e dytë do të përpiqet që rezultati i zgjedhjeve të jetë i pavlefshëm, të mos arrihet censusi, me qëllim që të promovojnë idenë për zgjedhjen e presidentit të parlament", tha Albert Musliu, analsit.
Duke komentuar idenë e BDI-së për zgjedhjet e presidentit në parlamentare, Alajdin Demiri, thotë se ky do të ishte një hap i mirë për të faktorizuar shqiptarët, por për një gjë të tillë duhet arritur konsensus etnik ndër-shqiptarë, pasi për zgjedhjen e presidentin nevojiten 2/3 e votave.
"Partitë politike shpesh i ndërrojnë qëndrimet prej bojkotit në zgjedhje prej zgjedhjeve në jo zgjedhje. Problemi është se nëse duhet të arrihet një proces më efikas qoftë me negociatat qoftë për zgjedhjen e presidentit mungon konsensusi etnik. Kërkohet konsensus aty ku nuk mund arrihet, a nuk arrihet një konsensus i lehtë dhe i arritshëm dhe me qëllim real i cili në të vërtetë mund seriozisht të hap negociata, ribërje të procesit, edhe ribërje të kushtetutës", u shpreh Alajdin Demiri, analist.
Megjithatë sipas analistëve lëkundja shpesh herë e partive politike nga pozicionet e tyre, dëshmojnë se ato nuk kanë strategji të qarta politike. Semra Jakupi