Antikorrupsioni shqyrton polemikat mes LSDM-së dhe VMRO- së

2015-08-21 0

Komisioni i Anti-korrupsionit po heton aferat e deputeteve, Silvana Boneva të VMRO-DPMNE-së dhe Radmilla Sheqerinska të LSDM-së. Edhe për apartamentet e djemve të Bonevës dhe për qiranë e burrit të Sheqerinskës janë hapur raste të korrupsionit.

"Për apartamentet e deputetes Boneva, menjëherë iu drejtuam katër institucioneve. Iu drejtuam edhe agjencisë së Kadastrës për patundshmëritë. Pastaj do të kontrollojmë personat që janë futur në listën e pyetësorit nëse jetojnë në bashkësinë familjare, po i kontrollojmë cilët janë ata persona dhe pronat e tyre të patundshme që e kanë në dispozicion. Sa i përket deputetes tjetër, se ku qëndron qiraja prej 5 mijë euro, iu drejtuam DAP-it. Normalisht se edhe atje do të hapim lëndën për kontrollin e të dhënave, që të marrim kontratën që të shohim se kush me kë ka lidhur kontratë", tha Gjorgji Sllamkov, kryetar i Komisionit të Anti-korrupsionit.

Anëtarët e komisionit Antikorrupsion pranojnë se vitin e kaluar kanë bërë lëshime me të dhënat e disa funksionarëve, por thonë se po punojnë në përmirësimin e situatës.

"Dëshiroj të them se prej nesër nuk do të mund të nxirren nga lëshimet, por projekti me gjermanët është për dy vite, megjithatë mundësitë për lëshime ende do të ketë, por hapësirën ne e kemi zvogëluar në mënyrë drastike", u shpreh Gjorgji Sllamkov, kryetar i Komisionit të Anti-korrupsionit.

Komisioni i Anti-korrupsionit i shqyrton edhe konstatimet në raportet e auditimit të Agjencisë për investime të huaja dhe Komisionit Rregullator të Energjetikës. Gjithashtu po zhvillohen edhe procedura për 50 funksionarë të cilët nuk kanë lajmëruar gjendjen e pronës. Natasha Stojanovska