BDI-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

2015-08-21 0

Mospjesëmarrje ne zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare është përgjigja e BDI-së ndaj injorimit të VMRO-së për kandidatin konsensual. Vendimin e tillë do ta konfirmojë nesër Kryesia Qendrore e BDI-së në mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa do të hyjë në fuqi nëse VMRO-ja zgjedh kandidat të njëanshëm për president më 1 mars. BDI-ja u bëri thirrje shqiptarëve të mos dalin në zgjedhje, dhe të zhveshin legjitimitetin e kandidatëve të njëanshëm presidencial. Alsat-M