TIRANE- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi paraditen e sotme në kompleksin "Grifon" në rrugën "Pjetër Budi" në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e djalit të pronares, Armand Çela dhe dy punonjësve të tij Artur Sharra dhe Julian Çela.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9:30, dhe vetë djali i pronares, Armand Çeka, 36 vjeç dhe punonjësi Julian Çela, 28 vjeç, ky i fundit baba i një fëmije 1 vjeç, ndodhen në gjëndje të rëndë dhe kanë humbur nga një gjymtyrë si pasojë e shpërthimit. Më e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën paraqitet gjëndja për të plagosurit e 46-vjeçar Armand Sharra.
Të plagosurit janë në Spitalin e Traumës. Shpërthimi ndodhi në hyrje të "Qytetit Studenti".
Një dëshmitar i cili kishte parë momentin e shpërthimit tregoi ekskluzivisht për A1 Report si ndodhi. "Ishte një shpërthim i madh. Shikoj një njeri që ulëret, komplet i mbushur me gjak. Më pas një makinë mori të plagosurit, më duket se njërit i ishin prerë këmbët. Dëgjoja të bërtitura dhe klithma"- thotë një dëshmitar për gazetarin Gerti Xhaja.
ORA 13:00 SHKAK NJE BORXH I MUNDSHEM I ÇEKES
Policia dyshon se shkak për ngjarjen të jetë një borxh i mundshëm i Çekës. Ky ka qenë motivi i dyshuar edhe për një atentat tjetër me eksploziv në automjetin e tij në rrugën Siri Kodra, shtatorin e vitit të kaluar kur 36-vjeçari mbeti i plagosur. Ekspertët xhenierë nuk kanë zbardhur ende mekanizmin e aktivizimit të lëndës eksplozive që dyshohet të jetë kryer nëpërmjet lidhjeve mekanike me hapjen e derës së lokalit. Policia po verifikon edhe problemet e mundshme të pronësisë së kompleksit lokal-hotel, i cili më herët ka patur emrin Hotel "Italia".
Policia po verifikon edhe problemet e mundshme të pronësisë së kompleksit lokal-hotel, I cili më herët ka patur emrin Hotel Italia.
I ndërtuar në vitin 1992, nga biznesmeni i lokaleve Ilir M., kompleksi i ka kaluar në pronësi motrës së tij Lavdie Çeka. Kompleksi ka patur përballje në gjykatë për lejen e ndërtimit, por sipas të njëjtit burim gjatë kësaj periudhe nuk ka patur ndonjëherë konflikt me pronarët e truallit. Ngjarja ka ndodhur në një distancë në rrugë ajrire rreth 100 metra larg Ambasadës Amerikane, fakt që sjellë interesimin e oficerëve të sigurisë së saj duke marrë kontakte me oficerët e policisë së kryeqytetit në vendngjarje.
ORA 12: 09 HETIMET PARAPRAKE: ARMAND ÇEKA OBJEKTIV I ATENTATIT
Nga hetimet paraprake mësohet se objekt i atentatit është biznesmeni Armand Çeka. Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në momentin kur personat, kanë dashur të hapin lokalin. Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Çeka, të cilit më 4 shtator i është vënë eksploviz makinës së tij. Automjeti pësoi dëme materiale ndërkohë që Armand Çeka nuk pësoi lëndime.
ORA 11: 46: MJEKET: ÇEKA DHE ÇELA NE GJENDJE TE RENDE
Mjekët e spitalit Ushtarak thonë se "Armand Çeka ka humbur shumë gjak". Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe Julian Çela, i cili rrezikon të humbasë këmbën. Artur Sharra, 46 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
ORA 11: 39 POLI...