KRUJË- Ky që shikoni në këto pamje është rrapi 800-vjeçar i Ballabanecit, i shpallur monument kulture prej vitesh. Por, ndonse e ka gëzuar këtë status, duket qartë që kujdesi i instancave përkatëse karshi këtij rrapi ka qenë minimal, duke e çuar atë drejt degradimit. Sikur të mos mjaftonte fakti që mungesa e kujdesit i humbi identietin rrapit shekullor, aty mungon edhe një tabelë që tregon se kemi të bëjmë më një momunet kulture.
"Ky rrap është shpallur me kohë si monument natyre. Por mbajtja keq dhe mos interesimi dhe bërjes së e disa shërbimeve që duhen e kanë degraduar në këtë masë, ku është dëmtuar trungu dhe ka mbatur vetëm lëvozhga", thotë historiani Qamil Lama
Sipas gojedhenes emri i ketij monumenti lidhet me atë të Ballaban Pashes, i cili erdhi për të pushtuar Kalanë e Krujës.
Në afërsi të rrapit ushtria e tij u thye nga ajo e Skëndërbeut dhe ndaj vendi u quajt Ballabaneci, që do të thotë që Ballabani ngeci.