KAPSHTICË- Pika kufitare e Kapshticës, e cila prej vitesh ka qenë e pushtuar nga kioska dhe ndërtime pa lejë tashmë do të marë një imazh tjetër.
Prej disa ditësh ka nisur aksioni për prishjen e këtyre subjekteve pa lejë.
Janë pikërisht vetë pronarët të cilët kanë nisur prishjen e tyre pas një urdhëri nga Ministria e Mjedisit.
Sipas drejtorit të Mjedisit në qytetin e Korçës, Aleksandër Cela deri tani janë prishur rreth 7 ndërtime nga vetë pronarët ndërsa kjo drejtori së bashku me INUK do të vijojë kontrollet deri në përfundimin e tyre
"Ishin shumë subjekte që sihin pa leje mjedisore. Ne iu kërkuam atyre që të paisen me leje dhe të zbatohen kushtet e leje", tha Cela.
Aksioni per prishjen e kioskave do të vijojë disa ditë deri në pastrimin e zonës.