A1 Report - Ministria e Shendetesise fond per nje spital te ri Rajonal ne Fier

2015-08-21 1

FIER- Spitali i Fierit, i ndërtuar 40 vite më parë prej kohësh e ka të pamundur të përballojë fluksin pacientëvë, çka ka sjellë nevojën për ndertimin e një spitali të ri.

Këtë fakt e pohon edhe drejtoresha aktuale e spitalit të Fierit, Antoneta Dhima, e cila sqaron se në buxhetin vitit 2014, në buxhetin Ministrisë së Shëndetësisë ka një fond për finalizimin këtij projekti. Dhima ndërkohë jep më shumë detja rreth këtij projekti.

"Vendi ku do të ndërtohet sipastli është në pjesën e Qafës së Kushovicës, projekt i cili ka nisur më parë dhe nuk ka përfunduar. Në buxhetin e vitit 2014 Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar fonde për ndërtimin e e Spitalit të ri Rajonal", sqaroi Dhima.

Në fund, drejtoresha sqaron se materniterti, poliklinika , dhe pediatria do të përqendrohen vetëm në një godinë në Spitalin Rajonal. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim të pushtetit vendor me atë qendror.