A1 Report - Divjake, INUK prish nje ndertim pa leje, pronari: Hakmarrje politike

2015-08-21 8

DIVJAKE- Streha e lokalit të ish-nënkryetarit të bashkisë në Divjakë, Nikollaq Naçi, në bregdetin e këtij qyteti është bërë objekt i aksionit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Naçi këtë aksion e konsideron si hakmarrje politike të kreut aktual të bashkisë, Fredi Kokoneshi, teksa thekson se objekti është proces legalizimi, dhe kryebashkiaku nuk i ka dhënë asnjë rrugëzgjidhje lidhur me këtë rast.

Ndërkaq drejtori i Inspektoratit Ndërtimor urbanistik pranë bashkisë Divjakë, Darjel Spaho, mohon akuzat e ish-nënkryebashkiakut, ndërsa sqaron edhe arsyet se pse ky objekt duhet të prishet.

Aksioni i Inspektoratit Urbanistik është përqendruar në vijën bregdetare të Divjakës, ndërsa në këtë zonë janë rreth 280 ndërtime në proces legalizimi.

Free Traffic Exchange