TIRANE- Shërbimi i transportit ndërqytetës me autobus, shumë shpejt do të jetë me standarde më të larta dhe me shërbime më të shpeshta. Shoqata që përfaqëson interesat e 5 mijë autobusëve të licencuar ndërurban, ka premtuar sot nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Kujtim Mema, nisjen e përmirësimit të cilësisë për shërbimin, duke qenë dakord me paketën e propozuar nga qeveria për rritjen e sigurisë rrugore.
Në përmbushje të kritereve shoqata ka deklaruar se do të përdorë vetëm autobusë të prodhimit nga vitin 2000 e këtej.
Në Shqipëri qarkullojnë rreth 5000 mijë autobusë, të cilët bëjnë linja me të gjithë qytet e vendit. Shpesh drejtues të autobusëve janë ankuar për konkurrencë të pandershme prej drejtuesve të furgonëve.