A1 Report - Prag epidemie gripi ne vend, 2 raste me virusin e gripit te derrit

2015-08-21 3

TIRANE- Rishfaqet pas 4 vitesh, gripi i derrit në Shqipëri. Shefi i infektivit te QSUT Dhimitër Kraja konfirmoi sot se janë dy raste të pacientëve të infektuar me virusin "AH1N1".

Një 50 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e infektivit në QSUT ndërsa pacienti tjetër pas mjekimit gëzon shëndet të plotë.

Mjekët thonë se po ndiqet e gjithë procedura e nevojshme për 50-vjeçarin nga Tirana u cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore pasi vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ata shtojnë se po bëhet e pamundura për ta shpëtuar.

Mjekët thonë se para disa ditësh u identifikua edhe një rast tjetër i infektuar me virusin e gripit të derrit por ai është larguar nga spitali pasi gjëndja e tij shëndetësore ishte përmirësuar.

SHEFI I INFEKTIVIT: KEMI SHTIM TE TE SEMUREVE ME "SEMUNDJE GRIPNGJASUESE"
Shefi i infektivit të QSUT-së Dhimitër Kraja në një prononcim për median tha se jemi në prag epidemie të gripi sezonal, ndërsa shton se kemi dhe 5 raste të tjera me grip të njohur si gripi amerikan ose AH3.

"Ka një shtim të të sëmurëve që vijnë me "sëmundje gripngjasuese". Jemi në periudhën e gripit në të gjithë Europën dhe është normale si çdo vit të ketë shtim të raste me shfaqjet 'gripngjasuese"- tha shefi i infektivit Dhimitër Kraja

ISHP MONITORON SITUATEN
Specialistët e ISHP-së ndodhen në spitalin e infektivit për të bërë ekzaminimet e duhura. Mjekët thonë se ndodhemi në një epidemi gripi me rreth 16 mijë raste në javë që shkojnë për t'u ekzaminuar. Çdo ditë 45 pacientëve të prekur nga gripi u çohen mostrat në laborator për të parë se cili është virusi i prekur. Kraja, shpjegon se behet fjale dhe per 5 raste te tjera me grini e njohur si gripi amerikan ose AH3.