A1 Report - Sinanaj: Piro Baren do ta vrisja me eksploziv C4 dhe benzine

2015-08-21 12

TIRANE- Benzinë dhe eksploziv për vrasjen e bosit të gazit Piro Bare. Ky ishte plani i Julian Sinanaj, vrasësit me pagesë që kishte marrë përsipër të shfaroste për 150 mijë euro biznesmenin e "Romano Port".

Në dëshminë e tij, Sinanaj ka treguar që synimi i kësaj vrasje ishte që pasi tritoli të shpërthenë, njëherësh makina të merte flakë nga benzina, gjë që do sillte jo vetëm vrasjen e biznesmenit por edhe djegien tërësisht të makinës, pse jo dhe të trupit të biznesmenit Bare. Ky rëfim është zbardhur në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit si organizator i vrasjes Andon Mëhillajt.

Në vendim thuhet se Sinanaj ka pasur takime të vazhdueshme me Ilir Karçinin dhe Andon Mëhillaj, ku ky i fundit i ka pohuar se donte të vdekur Piro Baren, dhe pikërisht në këtë takim Karçini i ka dhënë shumën prej 50 mijë euro, një fotografi dhe adresën e shtëpisë në fshatin Qerret të Tiranës, ku banon Piro Bare bashkë me familjen e tij. Pikërisht Sinanaj ka shkuar në fshatin Qerret tre herë duke ndjekur lëvizjet e Piro Bares, ndërkohë që ekzekutimi i tij është shtyrë vetëm pas një vrasje që ka ndodhur në rrugën e Kavajës.

Free Traffic Exchange