DURRES- Futja e provimit të Gjuhës Huaj në Maturën Shtetërore dhe finalizimi me sukses i këtij procesi, ka qenë kryefjalë e takimit që ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar gjatë ditës sotme me maturantët e gjimnazit "Gjergj Kastrioti" në qytetin Durrësit.
Ndërsa ka evidentuar problemet kryesore që hasen në Arsimin Parauniversitar, ministrja Nikolla u shpjegoi edhe njëherë maturantëve se nota e provimit të Anglishtes, këtë vit nuk do të ketë impakt sa i përket konkurrimit për shkollën e lartë.
Nikolla vuri theksin edhe në punën për përmbylljen me sukses të procesit të Maturës Shtetërore, ndërsa kërkoi angazhim maksimal nga ana e mësuesve dhe inspektorëve të arsimit.