A1 Report -Berisha leter Timoshenkos,Balla: S'mund t'ia çoje, ka vrare protestues

2015-08-21 0

TIRANË- "Timoshenkos nuk mund t'i çojë një letër urimi një njëri si Sali Berisha, i cili ka vrarë protestues njëlloj si diktatori Janukoviç në Ukrainë", kështu ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla ndaj një letre urimi që ish-kreu i PD-së, Sali Berisha i ka dërguar ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko me rastin e daljes së saj nga burgu.

Balla ka vlerësuar se ky veprim është i pamatuar pasi në 8 vite Berisha nuk i çoi një letër në burg ish-kryeministres dhe nuk reagoi ndaj shtypjes së opozitës në Ukrainë.

"Sali Berisha shumë vite kryeministër nuk i çoji një letër në burg Timoshenkos dhe në asnjë institucion ndërkombëtar. Sali Berisha nuk tha një fjalë të vetme për shtypjen e opozitës në Ukrahinë", ka vlerësuar deputeti i PS-së Taluant Balla.

Letra e Sali Berishës dërguar Julia Timoshenkos

E nderuar zonja Tymoshenko,

Këto ditë mori fund kalvari i torturave, i persekutimit dhe burgosjes suaj si kundërshtare politike e regjimit të Janukoviç, njeriut që përdori votën e qytetarëve të tij si armë lufte për të burgosur dhe ekzekutuar kundërshtarët e tij politik,vlerat e demokracisë, vokacionin europian të kombit tuaj. Ky ishte një lajm shumë i gezueshëm për Eugenian dhe të gjithë familjen tuaj, miqtë e shumtë, bashkëpunëtorët tuaj, demokratet e Ukrainës dhe për miliona e milona miq në Shqipëri, në Europë dhe në botë, që kanë ndjekur me admirimin më të thellë qendresën tuaj heroike për parimet dhe vlerat që ndajnë njerëzit e lirë dhe interesin kombëtar të vendit tuaj të dashur.

Vitet e burgut, torturat, semundja dhe mungesa e mjekimit kanë qenë tepër të mundimshme, por Ju, me qendresën, sakrificat, martirizimin tuaj për së gjalli, u bëtë zëri i ndërgjegjes së kombit tuaj vigan, ukrainasve demokratë dhe liridashës, zëri i ndërgjegjes perendimore të Ukrainës. Qëndresa juaj epike u bë frymëzim i madh për heronjtë e këtij revolucioni që me sakrificën e tyre sublime përmbysën regjimin despotik dhe rikthyen lirinë e grabitur, dinjitetin e shkelmuar të qytetarëve të Ukrainës, vokacionin dhe të ardhmen e ndritur europiane të vendit tuaj të madh.

Me urimet më të përzemerta për ju, miqësisht Sali Berisha!