A1 Report - Pogradec, biznesi i vogel dhe i mesem ne proteste per rritje taksash

2015-08-21 6

POGRADEC- Tregtarët e biznesit të vogël dhe atij të mesëm kanë protestuar para Bashkisë së Pogradecit kundër rritjes së taksave vendore. Ata kanë hyrë me dhunë brenda ambjenteve të bashkisë në shenjë proteste, pasi sipas tyre vendorët kanë rritur padrejtësishte 5-fish taksat dhe ky fakt po i con ata dreht falimentit.

Nga ana tjetër nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit ka pohuar se kjo protestë është e stisur nga kreu i PD-së së Pogradecit ndërsa ka shtuar se ndaj biznesit nuk ka rritje takse.

Tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se nuk merren masa per uljen e taksave.

Free Traffic Exchange