KËLCYRË- Papunësia po kërcënon çdo ditë e më shumë jetën e banorëve të Këlcyrës. Ata ankohen se situata është mjaft kritike, pa asnjë lloj perspektive sidomos për moshat e reja.
Banorët jetojnë me borxhe, emigracion apo përmes të ardhurave që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike.
Nga ana e tij, kryebashkiaku thotë se institucioni që ai drejton ndihet i pafuqishëm për të luftuar papunësinë.
Në skemën e ndihmës sociale, figurojnë 1/3 e familjeve të këtij qyteti. Banorët jetojnë kryesisht përmes borxheve, ndihmës ekonomike apo emigracionit.