BALLSH- Ndotja prej industrisë së naftës ka shtuar numrin e të sëmurëve në spitalin e Ballshit. Këtë fakt e pohojnë vetë mjekët, të cilët thonë niveli i lartë i ndotjes në të gjithë rrethin ka ndikuar drejtëpërdrejt prej kohësh në shëndetin e banorëve.
Edhe vetë banorët ankohen për nivelin e lartë të ndotjes nga uzina e përpunimit të naftës.
Në Ballsh jetojnë rreth 20 mijë banorë, ndërsa problemi i ndotjes është evidentuar prej tyre kohë më parë.