A1 Report - Mesuesit:Te ndryshoje tekstet shkollore, per Gjuhen na duhet fjalor

2015-08-21 2

TIRANE- Tekstet e shkollave tona janë aq shumë të ngarkuar aq sa prindërve u duhet të punojnë me fjalor për t'i kuptuar. Ankesa ka ardhur nga mësuesit e Gjuhës Shqipe të Tiranës, të cilët janë mbledhur sot për të diskutuar për reformën e altertekstit.

"Unë jam mësuese e Gjuhës Shqipe dhe nga ajo që kam parë unë nga puna e përditshme mund të them që tekstet janë të mbingarkuara. Ndaj ajo duhet të thjeshtohet. Ka një peshë më të madhe se sa fëmijët mund të mbajnë. Ta zëmë, prindërit mua më thonë se për të punuar me tekstin e gjuhës shqipe të klasë së pestë duhet të hapin fjalin, imagjinoni tani se sa mund ta kuptojnë nxënësit kur nuk i kuptojnë prindërit", thotë ajo.

Ndërsa për mësuesit e Matematikës është absurde ndarje e kësaj lëndë në njohuri bazë dhe të avancuara.

"Ajo që mua më shqetëson është ndarja e Matematikës në njohuri bazë dhe të avancuar. Nuk ka një ndarje logjike, pasi njohuritë nuk ndjekin njëra tjetrën. Dhe ne jemi munduar të bëjmë disa hile për mirë. Të njëjtën mësuese që jep Matematikën bazë i lëmë edhe atë të avancuarën, në mënyrë që t'u japë mundësi nxënësve që të ndjekin njohuritë. Ta zëmë njohuritë bazë i kalojnë më shpejt dhe i kushtojnë më shumë njohuritë e avancuara, por kjo është një gjë që duhet rregulluar".

Në takimin e organizuar nga Drejtoria Arsimore dhe ministria e Arsimit, përfaqësuesit e MAS-it deklaruar se këtë vit shkollor, në arsimin parauniversitar nuk do të ketë më tekste të reja. Kjo pasi reforma e altertekstit po rishikohet rrënjësisht.

Free Traffic Exchange