A1 Report - KLD rrezon kerkesen e Ina Rames per rikthim ne Gjykaten e Apelit

2015-08-21 1

TIRANE- Këshillli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ish-prokurores së Përgjithshme Ina Rama për rikthimin e saj si gjyqtare Civile në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Siç informon gazetari jonë, Arsen Rusta, 5 anëtarë të KLD-së kanë qenë pro rikthimit të saj, ndërsa 8 të tjerë kanë votuar kundër rikthimit të saj në Gjykatën e Apelit, ndërsa një anëtarë tjetër nuk ka qenë i pranishëm.

Kërkesa u hodh poshtë pas debatesh të shumta në Këshillin e Lartë të Drejtësisë mes 13 anëtarëve, ndërsa një anëtar tjetër nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme.

Ish-prokurorja Ina Ramës e ka depozituar muaj më parë kërkesën për rikthim në Gjykatën e Apelit, post që ka mbajtur para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, por që nuk ishte marrë në shqyrtim deri në ditën e sotme.

Mbledhja është drejtuar nga Presidenti i Republikës, ku ndër anëtarët e Këshillit të cilët kanë votuar pro rikthimit të zonjës Rama si gjykatëse Civile në gjykatën e Apelit në kryeqytet kanë qenë ministri i drejtësisë, Nasip Naco, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori, Dritan Hallunaj, Sokol Como dhe Dritan Caka.

Tetë anëtarët të cilët kanë rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Ina Ramës për t'u rikthyer në sistemin e drejtësisë, kanë agumentuar se znj. Rama duhet ti nënshtrohet më parë një konkurimi si të gjithë gjykatësit e tjerë.

Ndërsa replikat kanë qenë pikërisht për këtë argument pasi sipas 5 anëtarëve të cilët votuan pro rikthimit të zonjës Rama në postin e gjykatëse është argumentuar, kjo e drejtë zonjës Rama i lind nga ligji i cili përcakton qartë rikthimin e saj në të njëjtin post që ka patur para se të emërohej kryeprokurore.

KLD SHQYRTON KËRKESËN E INA RAMËS PËR RIKTHTHIM NË GJYKATËN E APELIT
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos Kastriot Selitën si kryetar i Gjykatës Administrative të Tiranës, ndërsa pritet të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeprokurores Ina Rama për kthimin e saj në postin e gjyqtares së Apelit në Tiranë.

Kërkesa ishte depozituar në KLD muaj më parë por nuk ishte futur në rend dite.

Sipas ligjit, Rama ka të drejtë të emërohet si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, post të cilin e ka mbajtur para se të emërohej në drejtimin e akuzës shqiptare.

Mbledhja e sotme drejtohet nga vetë Presidenti Nishani, i cili mban dhe postin e kryetarit të KLD-së.

Kërkesa e Ramës bazohet në ligjin për organizimin e funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon se: "Pas përfundimit të mandatit, Prokurori i Përgjithshëm, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin e Prokurorit në Prokurorinë e Pergjithshme ose në vendin e mëparshëm apo një vend të barazvlefshmëm me vendin e mëparshëm."

Mbledhja ka në rend të ditës 12 pika. Gjithashtu pritet të zgjidhet dhe kreu i Apelit për Gjykatën Administrative të Tiranës.