Shpërthimi në Karposh, LSDM kërkon zbardhejn e shpejtë të rastit

2015-08-21 0

Mbeten ende të panjohura rrethanat e shpërthimit të bombës së një natë më parë, në afërsi të organizatës komunale të LSDM-së në Karposh. Nga LSDM-ja dënuan ashpër sulmin me bombë i cili siç thanë mund të rezultonte tragjikisht, pasi shpërthimi ka ndodhur teksa 30 të rinj të degës rinore të LSDM-s mbanin mbledhje. Ata kërkuan nga MPB-ja që të zbardh menjëherë rastin.

"Ajo që ne na shqetëson është se Ministria e Brendshme dje doli me qëndrim se mbase në shënjestër të sulmit nuk ka qenë selia e LSDM-së edhe pse hetimi akoma nuk kishte nisur. E gjithë kjo i hedh një njollë të zezë procesit parazgjedhor i cili duhet të kalojë qetë. LSDM apelon dhe kërkon nga MPB ta kryejë hetimin në mënyrë profesionale, efikase dhe t'u zbulojë aktorët e sulmit", tha Stefan Bogoev, kryetar i degës rinore të LSDM-së.

Ministria e Brendshme nuk ka akoma informata rreth aktorëve apo motivit të sulmit të mbrëmshëm me bombë. Zëdhënësi Ivo Kotevski tha se hetimet janë në rrjedh e sipër, dhe po punohet në zbardhjen e incidentit. Nga ana tjetër kryeprokurori publik Marko Zvërlevski theksoi se prokurori publik ka dalë në vend ngjarje së bashku me njësinë kundër terrorizëm të Ministrisë së brendshme. Janë mbledhur të gjitha materialet që janë gjetur në vend ngjarje dhe janë dërguar në analizë. Zvërlevski tha se pasi të hetohen pistat e hetimit do të mund të flasin për motivet dhe aktorët e sulmit. Incidentin me bombë, gjatë të cilit pati vetëm dëme materiale, respektivisht u dëmtuan 6 makina, e dënuan edhe VMRO DPMNE dhe BDI. Ata u bënë thirrje institucioneve kompetente të zbardhin sa më shpejtë rastin. Semra Jakupi