Ndotja, kompanitë pjesërisht plotësojnë kushtet ekologjike

2015-08-21 1

Të gjitha kompanitë, apo fabrikat të cilat llogariten si ndotësit më të mëdhenj të ajrit, mund të kërkojnë nga ministria e ekologjisë që tu shtyjë afatin për disa muaj, që këto fabrika të pajisen me lejen 'A' të integruar ekologjike, e cila përfshin vendosjen e filtrave dhe sistemeve tjera të cilat do të mbrojnë ambientin nga ndotjet e ndryshme.

"Ne duam të shohim hapa dhe projekte konkrete nga kompanitë që duhet të plotësojnë këto kritere me qëllim që qeveria dhe ministria të vihen në pozicion për të shqyrtuar mundësinë eventuale për plotësimin e kërkesave të ndonjë plani operativ, jo të gjithë planeve dhe afateve por eventualisht të ndonjë plani dhe pjese të planit operativ", tha Abdilaqim Ademi, ministër i ekologjisë.

Ademi këto komente i bërë gjatë prezantimit të sistemit për mbledhje të pluhurit dhe gazrave të dëmshme të fabrikës "Makstil", firmë e cila ishte cak i akuzave të qytetarëve të lagjes Hekurana për ndotje të ajrit.

"Kanë ngelur edhe disa aktivitete dhe ato janë në përfundim e sipër, 1 deri në 2 muaj maksimum ato do ti kryejmë. Kjo ishte pjesa më e madhe edhe nga aspekti teknologjik, edhe në aspektin financiar. Aktivitete e tjera nuk janë për tu nënvlerësuar nga aspekti financiar mirëpo janë të zgjidhshme për afat të shkurtër", u shpreh Ivan Banovski, drejtor i "Makstil".

Nga ministria e ekologjisë nuk njoftojnë me shifra konkrete se sa firma deri tani nuk i plotësojnë kushtet ekologjike për punë. Ministri Ademi paralajmëroi se të gjithë ato kompani të cilat nuk dorëzojnë projekt konkrete dhe nuk shfaqin angazhimin e tyre për mbrojtje të mjedisit në praktikë, do të mbyllen më 1 prill, kur edhe skadon afati për tu pajisur me lejen 'A' të integruar ekologjike. Sa i përket ndotjes së ajrit, qyteti i Tetovës sot ishte në zonën e kuqe se i përket ndotjes së ajrit. Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange