A1 Report - Karta e Adritatikut, Meta: Kosova e Serbia në Kartën e Adriatikut, siguri në rajon

2015-08-21 1

TIRANE- Kreu i Parlamentit, Ilir Meta shprehet se anëtarësimi në Kartën e Adriatikut i Serbisë dhe Kosovës si dhe normalizimi i marrëdhënieve të tyre janë një kusht për stabilitetin e rajonit. Ndërkohë edhe ambasadori Aleksadër Arvizu nënvizon se "Shtetet e Bashkuara mbeten, palëkundshmërisht të vendosura për politikën e dyerve të hapura të NATO-s ".

"Politika më e mirë e sigurisë në Ballkan është mbështetja e sigurisë rajonale në vetvete. Po punojmë për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë. Krenohemi me Kosovën dhe shprehim qëndrim pozitiv për normalizimin e metejshem mes Kosovës dhe Serbisë. Jam i bindur se normalizimi i marëdhënieve mes të dy vendeve dhe hyrja e tyre në Kartën e Adriatikut do të forconte rajonin."- nënvizoi Meta.

Bashkëpunimi ndërparlamentar midis vendeve të rajonit ishte kryefjala e konferencës së mbajtur sot për Kartën e Adriatikut, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si dhe ambasadori i shteteve të Bashkuara Arvizu. Të ftuar ishin një sërë delegacionesh nga Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe shoqëria civile.

BUSHATI: NJË RAJON I INTEGRUAR PLOTËSISHT ËSHTË NJË RAJON I SIGURT
Ndërsa ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, duke falenderuar SHBA-në për mbështetjen e saj të pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit, u shpreh se siguria rajonale është një proces kompleks dhe kërkon bashkëpunim më të madh mes vendeve. Gjithashtu ministri i jashtëm shtoi:

"Sot 11 vjet pas formimit të Kartës së Adriatikut, rajoni është në paqe, por kjo nuk duhet marrë për të mirëqenë. Një rajon që nuk është i integruar plotësisht nuk mund të jetë një rajon i sigurt."
"Kryesia shqiptare do ketë në fokusin e saj bashkëpunimin e metejshëm mes vendeve të rajonit. Ne inkurajojmë respektimin e të drejtave të shipëtarëve .Ne vazhdojmë të mbështesim marrëveshjen e Ohrit,si një busull orientueseë për sigurinë në rajon"-u shpreh më tutje Bushati

ARVIZU: NATO DUHET TË PRANOJË ANËTARË TË RINJ KUR ATA TË JENË GATI

Nga ana tjetër, në fjalën e ambasadorit Arvizu u theksua nevoja për të garantuar dhe forcuar më tej të drejtat e njeriut, për të luftuar krimin dhe për të vazhduar në forcimin e një jete ligjore parlamentare më të suksseshme.

"Ripohojmë përkushtimin tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe për të mbrojtur të drejtat njeriut dhe liritë civile për të gjithë individët në rajon.shba , mbeten palëkundshmërisht të përkushtuara ndaj politikës së dyerve të hapura te NATO-s dhe të mbështetjes së çdo vendi aspirues në shtegun e tij të anëtarsimit në aleancë. Megjithëse axhenda për samitin e NATO-s në 2014 në Wells nuk është përcaktuar ende. deri më tash nuk është marrë asnje vendim nga aleatët se si do të trajtohet politika e dyerve te hapura ne kete samit . SHBA qëndrojnë të patundura pas politikës se dyerve të hapura dhe besojme që mundet dhe duhet të pranojë antarët e rinj kur ata janë gati"- tha Arvizu duke shtuar se "Aleanca mundet dhe duhet të pranojë anët...