FIER- Papunësia ashtu si në të gjithë vendin është ndër problemet kryesore edhe në qarkun e Fierit.
Sipas statistikave të drejtorisë Rajonale të Punësimit rezultojnë se në rangu qarku janë rreth 17 mijë punëkërkues.
Në rritjen e numrit të papunëve ka ndikuar edhe ristrukturimi i kompanisë "Albpetrol", ndërsa sipas Merita Veliajt, specialiste e Zyrës së Punës në Fier, "ky institucion po punon me projekte", ndërsa thotë se gjatë kësaj periudhe pritet të hapen rreth 1000 vende të reja pune.
Krijimi i kurseve profesionale për të rinjtë është gjithashtu një nga objektivat e Zyrës së Punës në Fier.