Presidencialet:"Të mbështetet nisma për zgjedhjen nga Kuvendi"

2015-08-21 1

Nisma e BDI-së për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, sipas analistëve, mund të jetë një hap drejt hapjes së ndryshimeve kushtetuese që do të ndryshojnë pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni. Zgjedhja e presidentit në Kuvend do të faktorizonte edhe më tepër vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjen e presidentit. Analisti Ymer Ismaili vlerëson se pavarësisht çështjeve të tjera më prioritare, kjo iniciativë duhet përshëndetur. Madje, sipas tij, kjo ide përkrahet fuqishëm edhe nga faktori ndërkombëtar.

"Është një hap përpara, që ky shtet të marrë fytyrën, fizionominë e vërtetë që duhet ta ketë. Edhe pse vlerësoj që shqiptarët në Maqedoni kanë probleme shumë më të mëdha në nivelin juridik se sa zgjidhja e kryetarit të shtetit, siç është zgjidhja e Qeverisë me shumicën e dyfishtë, pozicioni shumë i disfavorshëm i gjuhës shqipe e kështu me radhë. Por, nëse kjo do të jetë një hap i parë drejt ndryshimeve kushtetuese, kur në nivel juridik do të ndryshohet pozicioni dhe statusi i shqiptarëve në Maqedoni, atëherë kjo duhet mbështetur", pohoi Ymer Ismaili, analist

Propozimi i BDI-së për ndryshimin e kushtetutës dhe mundësinë e zgjedhjes së presidentit në Kuvend vlen për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për kandidat konsensual në këto zgjedhje. BDI-ja synon që zgjedhjet e prillit të jenë zgjedhjet e fundit për president ku kreu i shtetit zgjidhet nga popullit, duke iu bashkangjitur kështu shteteve fqinje si Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë, të cilat e zgjedhin presidentin me votim në Kuvend. Nga partia e Ahmetit thonë se po shqyrtojnë formën më të mirë të votimit me të cilën do të faktorizohej vota e deputetëve shqiptarë, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për shumicë badenteri apo ndonjë shumicë tjetër vendimmarrëse.Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange