Familja Iljazi jeton në qiell të hapur

2015-08-21 1

Familja tre antarëshe Iljazi nga fshati Pirok i Tetovës jeton pothuajse nën qiell të hapur. Dhoma e vetme që posedojanë ata është gjysëm e zbuluar ndërsa muret dhe dritaret janë të shkatërruara. Për shkak të kushteve mjeruese për jetesë çifti Iljazi bashkë me foshnjën tre muajshe Arlindën janë detyruar të kërkojnë strehim në familjen më të ngushtë deri në rindërtimin e dhomës ku jetonin më parë.

"Edhe të jetoj nëpër miqasi nuk është lehtë ama nuk kam, të tregoj të drejtën është shumë vështirë të dal para jush, para kamerës në këtë gjendje ama nuk mund të mbërrijë. Kush sa ka mundësi të më ndihmojë ta ndërtojë unë që nesër futem brenda..E marr fëmijën e dërgoj te motra ose te familja e gruas për ti bërë një dush ose me shpërla. Shumë në gjendje të rëndë jemi, nuk mundem t'ja zgjasë dorën askujt por kush sa ka mundësi le të vijë vet e ta sheh gjendjen e dhomës dhe aq sa ka mundësi ta ndërtoje", tha Muhamedali Iljazi, kryefamiljar.

Nëna Sebahatja thotë se përveç mungesës së ushqimit dhe veshmbathjes për të rriturit, ata urgjentisht kanë nevojë për qumësht pluhur për Arlindën tre muajshe.

"Unë para dy tre ditëve isha te familja ime se nuk kishim ku me jetu, gjynah edhe për kunatin, edhe ai nuk ka është me një rrogë, na vjen keq edhe prej tij, edhe vjerrën e kemi të sëmurë po kur nuk ke patjetër të shkojmë diku..8.52 Më shumë më nevojitet ushqim dhe pampersa, për katër ditë i mbaron qumështi, burri nuk ka ku të merr, me 200 denarë që punon në taksi asgjë nuk mund të arrijmë", u shpreh Sebahate Iljazi, banore e f. Pirok.

"Arlinda për momentin nuk e ndjen mungesën e kushteve elementare për jetë mirëpo ajo për disa orë do ta ndjej mungesën e ushqimit. Qumështin që kanë siguruar prindërit e saj ka qenë e mjaftueshëm vetëm për dy orë më parë, prej tani e tutje ajo nuk do të ketë për tu ushqyer. Ne shpresojmë se dora humane do të zgjatet edhe për këtë familje, nëse jo për diçka tjetër atëherë për ti siguruar ushqimin ose qumështin e caktuar që duhet ta pranojë çdo ditë.."



Melihate Rustemi Operator: Alush Sulejmani



Për të ndihmuar këtë familje mund të kontaktoni në numrin e telefonit:

Muhamedali Iljazi, f. Pirok, Tetovë

+389 71 658 123

Numri i xhirollogarisë:

Sebeat Ramani

Për Maqedoni: 200002677438030

Për diasporë: MK07200002694419626

Stopanska Banka Sh.A Shkup

Free Traffic Exchange