A1 Report - Shqiperia ne grupin e "ferrit" me Serbine, Portugaline, Danimarken

2015-08-21 0

NISË- Portugalia,Danimarka,Serbia dhe Armenia janë kundërshtarët e Shqipërisë në rrugën drejt fazës finale të europianit "Francë 2016".

Së bashku me këto skuadra në grupin I do të jetë edhe Franca por ndeshjet ndaj transalpinëve do të jenë miqësore meqë grupi përbehet nga 5 skuadra.

Një grup shumë i vështirë që nuk ka kënaqur as trajnerin De Biasi ndërsa të kontaktuar nga A1 Report Presidenti i FSHF-së Duka dhe menaxheri i Kombëtares Alban Bushi e kanë cilësuar grupin ku bën pjesë Shqipëria si shumë të fortë dhe shumë të vështirë,madje Bushi ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar si "grupin më të vështirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria" por nuk është demoralizuar duke thënë: "ka vend për surpriza"

Në këtë mënyrë Kombëtarja jonë do të luajë përballë Portugalisë së Ronaldos por edhe përballë Serbisë në një ndeshje që pritet të ketë emocione dhe nota nacionaliste.Kundërshtarët e tjerë janë Danimarka dhe Armenia.

Në Europian do të marrin pjesë 24 skuadra dhe falë ndryshimit të formatit në grupin tonë me pesë skuadra ,2 ekipet e para kualifikohen automatikisht,ndërsa e treat bën play-off.Fushata kualifikuese e "Francë 2016" starton në shtator.

Grupet e tjera janë siç vijon:
Grupi A: Hollanda, Turqia, Islanda, Republika Çeke, Lituania dhe Kazakistani
Grupi B: Bonje Hercegovina, Qipro, Izraeli, Belgjika, Andora dhe Uellsi.
Grupi C: Spanja, Sllovakia, Maqedonia, Ukrania, Bjellorusia, Luksemburgu.
Grupi D: Gjermania, Polonia, Gjeorgjia, Irlanda, Gjibraltari, Skocia.
Grupi E: Anglia, Sllovenia, Lituania, Zvicra, Estonia, San Marino.
Grupi F: Greqia, Rumania, Irlanda Veriore, Hungaria, Finlanda, Ishujt Faroe.
Grupi G: Rsia, Austria, Moldavia, Suedia, Maili Zi dhe Litëlshtejni.
Grupi H: Italia, Norvegjia, Azerbaxhani, Kroacia, Bullgaria dhe Malta
Grupi I: Shqipëria, Portugalia, Serbia, Danimarka, Franca dhe Armenia.

Free Traffic Exchange