Në një lidhje telefonike" /> Në një lidhje telefonike"/>

A1 Report - Opinion për situatën në Ukraine, lidhje telefonike me pedagogen ukrainase

2015-08-21 0

NGA KIEVI PER "A1 REPORT", PALEHA: POPULLI KERKON NDRYSHIM RRENJESOR
Në një lidhje telefonike për "A1 Report", Irina Paleha pedagoge në Kiev, ka përshkruar situatën në kryeqytetin Ukrainas pas votimit të "impeachment" ndaj presidentit Yanukoviç në Parlament. Paleha tregon se në Kiev tashmë situata paraqitet e qetë, edhe pse disa protestues vijojnë të qëndrojnë në shesh në pritje të vendimeve të parlamentit. Pedagogia ukrainase thotë se "kjo është ajo çka kërkonte populli ukrainas".

"Situata në Ukrainë është e qetë. Gjithçka po ndodh ishte e pritshme. Kjo ishte ajo çka kërkonte populli ukrainas. Dëshira e tyre është të jenë në Europë. Nëse i referohem vetes time, do thoja se dëshirat janë të mëdha, e mundësitë të pakta. Të gjithë ukrainasit kërkojnë ndryshim rrënjësor.

Ndoshta të gjitha këto kanë ndodhur pasi njerëzit nuk i kushtuan rëndësi forcave të sigurisë dhe agravimit të situatës. Por protestat kanë qenë të forta kundër korrupsionit, dhe kundër situatës së vështirë të krijuar. Por tashmë situata është e qetë.

Qindra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në shesh në Kiev në pritje të vendimeve që është duke marrë parlamenti. Por janë protesta paqësore. Shpresojmë të jetë një mënyrë e re për jetën në Ukrainë", tha Paleha nga Kievi, në lidhje telefonike për "A1 Report".

Sipas Paleas, "Julia Timoshenko mund të zgjidhet presidente ose kryeministre".

Free Traffic Exchange