A1 Report - Shkoder, Vasili me fasonet: Ky biznes siguron 100 mije vende pune

2015-08-21 1

SHKODËR - Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka takuar në Shkodër bizneset fasone. Për Vasilin kjo kateogri e biznesit në vend, do të ketë përkrahjen e qeverisë nëpërmjet miratimit të paketës integruese të propozuar nga vetë fasonët.

"Mbrojtja e biznesit fason garanton 100 mijë vende pune. Paketa integruese duhet të vije sa parë në Parlament. fasonistet, si një biznes social, do kenë përkrahjen e plotë", ka thënë Vasili.

Në takimin e zhvilluar, kreu i grupit të LSI-së, Vasili vuri në dukje dhe aspektet problematike të situatës në të cilën ndodhet bisnesi fason në raport me vendet fshqinje duke thënë se, "vendet e rajonit janë më konkurues se Shqipëria për fasonët".

Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, me gjëndjen aktuale rrezikohen që të mbyllen vende pune, ndaj është e nevojshme që bashkëpunimi i ngushtë mes biznesit dhe qeverisë të vazhdojë, për të garantuar dhe shtuar punësimin.