Sot kanë filluar punimet në austradën Kërçovë-Strugë. Ndërtimi fillon në fshatin Izvor të Kërçovës. Në realizimin e tij projekti është e angazhuar kompania kineze "Sajnohidro Korporejshën Limited" ndërsa do të kushtojë 274 milion euro.
Gjatësia e autostradës është 56,7 kilometra. Do të ketë dy korsi me gjërësi prej 3,75 metra, një korsi për tu ndalur veturat prej 2,5 metrash.
Midis dy korsive do të ketë një brez ndarës prej 3 metrash. Autostrada do të lidhet me 6 rrugë të epërme dhe 13 rrugë të poshtme, do të ketë 22 ura si dhe një tunel në dy drejtime në brezin malor Preseka me gjatësi prej 1.990 metra.