Osmani: Presidenti do të zgjidhet në Kuvend

2015-08-21 0

Zgjedhjet e 13 prillit mund të jenë zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta presidenciale në Maqedoni. Menjëherë pas zgjedhjeve, BDI-ja edhe formalisht do të nxisë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Synimi i BDI-së është që të mos majorizohen votat e shqiptarëve dhe presidenti të reflektojë vullnetin e dy komuniteteve.

'BDI ka vendosur të ndërpresë praktikën që në zgjedhje presidenciale të bëhet pazar me votat e shqiptarëve dhe ka vendosur se asnjë president në të ardhmen nuk do të jetë më legjitim nëse nuk ka vullnetin e shqiptarëve. Për zgjedhjet e ardhshme do të iniciojmë ndryshime të cilët do të sjellin deri tek zgjedhja e presidentit në Parlament, për shkak se mendojmë që në atë mënyrë do të arrihet konsensualiteti më mirë. Do të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e fundit ku presidenti zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta', deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Zëdhënësi i BDI-së nuk saktësoi se çfarë shumice do të propozojnë për votimin e presidentit në Kuvend, por u shpreh se kërkojnë formë që votat e deputetëve shqiptarë të jenë vendimtare.

'Flasim për formë ku vullneti i dy komuniteteve më të mëdha do të reflektohet në zgjedhjen e presidentit të shtetit', tha Bujar Osmani, BDI.

Nga fqinjët tanë vetëm Serbia dhe Bullgaria zgjedhin presidentin me vota të qytetarëve në zgjedhje të drejtpërdrejta. Shqipëria, Kosova dhe Greqia tashmë zbatojnë praktikën e zgjedhjes së presidentit në Parlament. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange