A1 Report - PD, Bode: Ekonomia shqiptare ecje negative ne qeverine Rama

2015-08-21 0

TIRANE - Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar se ecuria ekonomike e qeverisë Rama është negative. Në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, Bode shpjegoi se situata e borxhit në vend nuk po gjen zgjidhje.

Po ashtu edhe parametrat ekonomikë si inflacioni apo investimet e huaja direkte janë një tregues që, sipas ish ministrit vënë në dukje mosreagimin e ekonomisë.

Ish-ministri i financave Ridvan Bode ka deklaruar se paketa fiskale ka krijuar rënie të ekonomisë shqiptare ku sipas tij treguesi kryesor i konsumit që është inflacioni tregon se kërkesa e shqiptarëve për të blerë mallra e shërbime është gjithnjë ne rënie. Për muajin janar inflacioni rezultoi te ishte vlerën e 1.7 përqind.

"Inflacioni është në rënie, gjë që nuk tregon mbajtjen e ulët, nga ana e qeverisë së çmimeve por që tregon për mos reagimin e ekonomisë. Tendenca e ulët e nivelit të investimeve të huaja direkte gjatë tre-mujorit të fundit është një dëshmi e qartë për rënien e besimit të bisneseve ndaj qeverisë", tha Bode.

Por atë që nënvizoi si më të rëndësishme ish-kreu i financave nw qeverinw Berisha tha se, ishte rënia e kreditimit për ekonominë, që për herë të parë ka shënuar terma negative.

Prej më tepër se 4 vitesh bankat në Shqipëri po japin gjithnjë e më pak kredi si për konsumatorin dhe bizneset kjo për shkak se niveli i kredive të këqia ka arritur në 25 për qind të portofolit të kredive, pjesa më e madhe e tyre janë krijuar për shkak te borxheve që la ish-qeveria Berisha dhe një pjesë tjetër për shkak të performancës së dobët të biznesit.