A1 Report - Spitali i Ballshit jashte funksionit, shkak infrastruktura dhe mungesa e specialisteve

2015-08-21 8

BALLSH- Spitali i Ballshit thuajse ka dalë jashtë funksionit. Amortizimi i godinës dhe infrastruktura e papërshtatshme ka bërë që shumë pacientë të mos marrin shërbimin e nevojshëm pranë këtij spitali. Pavionet e këtij spitali lënë për të dëshiruar, pasi prej kohësh nuk është vënë dora e rikonstruksionit.

Drejtori i spitalit të Ballshit ngre edhe shqetësimin se në këtë spital mungojnë mjekët specialistë, çka kanë detyruar pacientët të udhëtojnë drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë shërbimin e duhur.

Spitali i Ballshit është në shërbim të rreth 40 mijë banorëve, por si pasojë e mungesës së investimeve, spitali nuk e kryen më funksionin e tij të dikurshëm.