TIRANË- Integrimi i komunitetit rom dhe egjyptian do të jetë një ndër përparësitë e punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Madje kjo ministri ka gati piketat nga do të nisin punën për transformimin e situatës së këtyre dy komuniteteve, ku arsimimi i tyre do të ketë rol kyç.
Ministria e Mirëqenies Sociale i ka gati piketat ku do të ndërhyjnë për integrimin e komunitetit rom dhe atij egjyptian në vendin tonë. Në ditën e dytë të seminarit mes BE--Shqipërisë për "Dialogun Politik mbi Përfshirjen e këtyre Komuniteteve", ministri Erion Veliaj, ka deklaruar se edhe projekti i arsimit shansi i dytë do të ndryshojë.
Ndërsa, ambasadori i BE-së, në Tiranë, Etore Sekui, i pranishëm në këtë takim ka kërkuar që integrimi i romëve duhet të bërë përparësi kombëtare.
Sekui ka siguruar qeverinë shqiptare se Komisioni Evropian do ta vazhdojë të na mbështesë për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve në vitet e ardhshme nën Instrumentin e ri për Asistencën Para-Aderimit (IPA II).