A1 Report - VIDEOLAJM/Protesta me biçikleta ne Tirane: Na lironi korsite tona

2015-08-21 0

TIRANË- Qyteti i Tiranës në një pjesë të tij sot është pushtuar nga biçikleta në shenjë proteste ndaj zënies së korsive nga makinat.

Përfaqësues të protestës shprehen se korsitë e biçikletave në anë të rrugëve të kryeqytetit janë të zaptuara nga makinat e për këtë arsye pasditen e sotme, biçikletat janë parë në rrugët e kryeqyteti, konkretisht tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" e më pas janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës.

Ened Mato, përfaqësues i shoqatës ambientaliste "Ecovolis" paralajmëron se në ditët në vijim protesta do të përshkallëzohet dhe prezenca e biçikletave në rrugët e makinave do të shtohet në pothuajse gjithë Tiranën.

"Protesta do të përshkallëzohet deri sa të pushtojmë Tiranën me biçikleta", tha Mato. Sot prezenca e këtyre mjeteve lëvizëse ka krijuar një gjendje kaotike të trafikut në Tiranë.

Free Traffic Exchange