A1 Report - Haxhinasto: Targat e makinave me çip elektronik, patentat me pike

2015-08-21 4

Të gjitha targat e automjeteve do të pajisen me çip, i cili do të përmbajë informaconin e plotë mbi gjendjen e mjetit dhe drejtuesit. Këto janë një pjesë e masave rigoroze që do të përfshihen në sigurinë rrugore, të cilat u bënë publike sot nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Gjatë konferencës për sigurinë rrugore, me drejtorinë e përgjithshme rrugore, ai deklaroi se shërbimi i transportit do të mbetet një sfidë dhe se jeta e qytetarit do të jetë në thelb të të gjitha këtyre masave.

Ndërsa përmendi masat që do të ndërmerren, duke përfshirë sigurinë në rrugë, sinjalistikën, standartet e reja për targat e automjeteve, ai garantoi një shërbim cilësor për jetën e qytetarit.

" Do të vendosim teknologjinë e informacionit gjithashtu për një sistem të integruar të kontrollit të automjeteve që janë në rrugë. Kemi folur për targat elektronike. Nuk do të udhëtojë automjet në rrugët tona nëse nuk bën kontrollin, nëse s'paguan siguracionin.
Nuk do të lëvizë asnjë automjet nëse nuk bën kontroll, nëse drejtuesi i mjetit nuk ka kualifikimin e duhur për këtë punë që bën. Çështja e vendosjes së targave elektronike që nxjerin në lexues, qoftë të policisë rrugore e gjëndjen e automjetetit, detyrimet e drejtuesit te automjeteve me qëllim qe ne të ecim përpara drejt standartit nderkombëtar, jo vëtëm të rrugës, automjeteve dhe cilësisë së drejtuesve të automjeteve", deklaroi më tej ai.

Haxhinasto nënvizoi se do të ketë penalitete, për ata që nuk zbatojnë ligjin.

Procesi i testimit do shikohet në çdo hallkë të tij
"Duke filluar që nga testimi teorik, i cili shumë shpejt në mënyrë urgjente duhet të zbatojmë atë që kemi vendosur. Pa diskutim që teknologjia e informacionit do të jetë partneri ynë në këto përpjekje. Do të ndryshojë gjithashtu edhe mënyra e organizimit të procesit të testimit. Bëhet fjalë për sigurinë e jetës së njerëzve. Kjo duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente dhe në mënyrë të menjëhershme.

Po kështu duhet të realizojmë edhe dhënien e testimit për të gjitha kategoritë e ndryshme profesionale, në mënyrë më rigoroze dhe të jemi vigjilent në respektimin e këtyre kategorike, profesionale, që ju i certifikoni. Monitorim i cili duhet të jetë nga më rigorozët. Nuk mundet një njeri që sapo ka marë patentën e klasit të ulët, të futet në shërbime që vëjnë në rrezik jetën e njerëzve. Po flas për drejtuesit e autobusëve dhe automjete të tjera që bëjnë shërbim publik. Zbatimi i rregullave, legjilacionit për këto kategori, duhet të jetë në nivelin më të lartë të rigorozitetit.

REGJISTRIMI I AUTOMJETEVE
Haxhinasto tha se procesi i testimit të automjetit do të shikohet në çdo hallkë të tij, që automjeti që është i përshtatshëm të eci në rrugë, të dalë në rrugë, dhe ai që nuk është i përshtatshëm, nuk do të dalë në rrugë.

"Një reformë të thellë kërkon i gjithë procesi i testimit të automjeteve, i rregullsisë së automjeteve që në regjistrim. Duhet pastruar menjëherë regjistri i automjeteve se nuk mund ta bëjmë vendin një varre...