A1 Report - Llalla: Ka shtim dosjesh per korrupsion, prokuroret ta luftojne

2015-08-21 1

TIRANË - Kryeprokurori Adriatik Llalla ka shpallur dosjet për korrupsion dhe krimet financiare si prioriteti kryesor i organit të akuzës. Deklaratat janë kryer në analizat e Prokurorisë së shkallës së parë dhe Apelit në Tiranë.
Llalla ka vlerësuar sensibilitetin dhe presionin e madh që ka për hetimin dhe dërgimin në gjykatë të dosjeve për zyrtarët apo mashtrimet për përfitime të mëdha financiare.
Kryeprokurori u ka kërkuar prokurorëve të Apelit të jenë kontrollorët real të vendimeve të shkallës së parë dhe të mos hezitojnë të çojnë në Apel dhe të kërkojnë vendosjen e plotë të drejtësisë dhe Ligjit
Për shefin e Prokuorisë së Apelit Shkëlqim Hajdari, statistikat kanë shënuar një përqindje të lartë të vendimeve të shkallës së parë të mbrojtura nga prokuorët e Apelit, si dhe rrëzimin e dënimeve minimale në shkallën e dytë
Më herët, Kryeprokuori vlerësoi rritjen e nivelit të punës në Prokurorinë e Tiranës gjatë analizës së zhvilluar në këtë organ të akuzës.
Llalla ka ngritur problematikën e dosjeve të paplota ndërsa ka vlerësuar rritjen e dosjeve të regjistruara për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në analizën e Prokurorisë së Apelit në Tiranë është i pranishëm edhe kryeprokurori, Adriatik Llalla.
Drejtori i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari gjatë kësaj analize vuri në dukje përhapjen e gjerë të veprave penale e korrupsionit, ndërsa kreu i organit të akuzës këshilloi mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj këtyre veprave penale.
Llalla u shpreh më tej se do të ketë, masa të larta dënimi për krimin ekonomik dhe korrupsionin.