A1 Report - Toponimet, zgjidhja sipas praktikave ndërkombëtare

2015-08-21 0

TIRANE- Dy ministrat e Jashtëm, ai i Greqisë dhe ai i Shqipërisë deklarojnë se është gjetur gjuha e përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy shteteve, përfshi dhe atë të toponimeve.

Mes dy shteteve do të ngrihen komisione të përbashkëta të cilat do të lëvizin mbi një bazë të shëndoshë politike, ndërsa kuadri rregullator është traktati i miqësisë si dhe praktikat ndërkombëtare.

Gjithashtu Greqia konfirmoi se prioritet i Presidencës së saj është t'i jepet statusi i vendit kandidat Shqipërisë për të hyrë në BE deri në fund të 6-mujorit të kësaj presidence.

Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare dy ditore, në kuadër të nje turi vizitash në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e përbashkët për median, pas takimit kokë më kokë, dy ministrat, Ditmir Bushati dhe Evangelos Venizelos deklaruan se është gjetur gjuha e përbashkët edhe për zgjidhjen e çështjes së toponimeve sipas praktikës ndërkombëtare, duke e cilësuar "çështje thjesht tenike dhe jo politike".

"Do të aktivizojmë komisione të përbashkëta në sektorë të ndryshëm që kanë rëndësi të madhe politike. Sigurisht do i japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve. Me kënaqësi vura re deklaratën që bëri Bushati se në cështje si ajo e Toponimive, nuk ka dimension politik, asnjë paragjykim por ka gjithmonë një respekt absolute sa i takon sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dy palëshe të fqinjësisë së mirë. Kemi një bazë të shqëndoshë politike mbi të cilin do të lëvizim dhe të zgjidhim këto probleme teknike sipas praktikave ndërkombëtare që ekzistojnë"- tha Venizelos.

Free Traffic Exchange