A1 Report - Durrës, vriten e digjen në makinë 2 djem nga Fushë Kruja

2015-08-21 2

DURRES- Trupat e dy djemve nga Fushë-Kruja, janë gjetur të karbonizuar brenda një automjeti, edhe ai i djegur i cili u gjet tek zona e ish-Kënetës, pranë tregut të makinave në zonën ku para viteve 1990 kanë qenë ish-vaskave e peshkut.

Makina tip Mercedez Benz' me targa AA930BJ është gjetur e shkrummbuar rreth orës 22:45 minuta të mbrëmjes së të enjtes (20 shkurt 2014).

Nga të dhënat e para të policisë, dy djemtë, të identifikuar si Albert Kasalla dhe Shaban Babasi nga Fushë Kruja, janë ekzekutuar me armë në një banesë në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinën e tyre drejt zonës ku dhe i është vënë flaka makinës. Trupat e djemve, janë gjetur të shkrumbuar njëri në sediljen e pasme të mjetit dhe tjetri në bagazhin e makinës.

(Shtëpia ku u vranë dy personat)

Free Traffic Exchange