A1 Report - Durrës, digjen brenda mjetit dy persona, dyshohet ekzekutim

2015-08-21 1

DURRES- Dy persona janë gjetur pa jetë brenda një automjeti të djegur tek ish-vaskat e peshkut, pranë tregut të makinave në zonën e ish-Kënetës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur viktimat janë gjetur të djegur nga policia brenda automjetit të shkrumbuar tip 'Mercedez Benz' me targa AA930BJ.

Sipas informacioneve të policisë kufomat janë të seksit mashkull, ndërsa njëri është gjetur në sendiljen e pasme të mjetit ndërsa viktima tjetër në bagazhin e makinës.

Nga të dhënat e para dyshohet se personat mund të jenë ekzekutuar dhe më pas djegur. Fillimisht janë parë flakët më pas është njoftuar policia nga banorët e zonës.

Trupi i kufomave është nxjerrë nga automjeti i djegur pas orës 01:00 të mëngjesit. Sipas hetimeve të para të policisë, makina 'Benz' e shkrumbuar i përket zonës së Krujës. Efektivët e policisë tentuan të kontaktonin me pronarët e mjetit, por nuk u arrit asnjë kontakt.

Identiteti i viktimave enuk është bërë i ditur për shkak të shkallës së djegjes, ndërsa policia dhe një grup ekspertësh të mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetojnë për identifikimin dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.