A1 Report - Tirane, bashkia deshton me parkingjet rruget zaptohen nga makinat qe shiten

2015-08-21 2

TIRANË- Të gjesh një vend parkimi në kryeqytet është thuajse një mision i pamundur, pasi parkingjet publike mungojë plotësisht. E vetmja mundësi për 800 mijë banorët e kryqytetit, është ose të parkojnë atje ku është e ndaluar, ose të zgjedhin parkingjet me pagesë.

Por si të mos mjaftonte mungesa e vendeve të përcaktuara për të parkuar makinën, edhe në ato rrugë ku parkimi është i lejuar, rrugët publike përdoren për biznes privat.

Më tipike është fusha te stadiumi 'Dinamo', e cila jo vetëm është kthyer në një pikë shitjeje makinash, por edhe të dy anët e të gjithë rrugëve që kalojnë në këtë zonë janë të zëna nga automjete me tabelën "Shiten". Bashkia e Tiranës ka dështuar krejtëisht përpara tregtarëve të kësaj zone, pasi ndonëse janë ndërmarrë disa aksione, kjo zonë nuk është çliruar asnjëherë nga ky biznes.

Të vetmet vende ku, nëse ke pak fat, mund edhe të gjesh një vend parkimi, është ai pas Muzeut Kombëtar dhe në në bulevardin kryesor, të cilët janë me pagesë dhe administrohen nga Bashkia e Tiranës. Por edhe në këtë rast, ky është kthyer në një biznes të paligjshëm, pasi krahas punonjësve të bashkisë, edhe plot të mitur 'administrojnë' këto parkingje duke i çuar lekët jo në arkën e bashkisë po në xhepin e familjeve të tyre.

Ndërsa parkimi nëntokësor që do të ndërtohej tek sheshi "Italia" dhe do të zgjidhte këtë problem për kryeqytetin, është një dështim i plotë dhe ka mbetur vetëm një projekt në letër.

Free Traffic Exchange