Regjistrohet viktima e pestë nga gripi sezonal në Maqedoni. Bëhet fjalë për një grua të moshës 61 vjeçe nga qyteti i Ohrit. Ndërkohë dyfishohet numri i të sëmurëve nga gripi, në krahasim me periudhën e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, javën e kaluar janë regjistruar 4000 raste të reja të të sëmurëve nga gripi. Në krahasim me vitin e kaluar ky numër është rritur për rreth 51.1 për qind.
'Më shpesh ankohen të sëmurët kronikë të cilët nuk marrin terapi rregullisht ose madje krahas terapisë që e marrin iu përkeqësohet gjendja, kjo përfundon me këshillë. Unë iu bëjë apel që të konsultohen me mjekët e tyre amë, le ta marrin terapinë e përshkruar që duhet ta marrin, që të mos vijnë në një situatë që duhet të ndërhyjë ndihma e shpejtë', tha Lupço Pajkovski, mjek i Ndihmës së Shpejtë.
Mjekët thonë se në Ndihmën e Shpejtë, në ditë ka rreth 140 telefonata. Për shkak të kushteve të motit, për 10 për qind është rritur numri i sulmeve në tru. Sa i përket të sëmurëve nga gripi, numri më i madh i rasteve janë regjistruar në dy javët e para të shkurtit. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve deri më tani ka arritur në 14 mijë e 909 persona. Bojana Simonoviq