A1 Report - Hapet Atelier Albania, Rama: Sfidë, zhvillimi i integruar urban

2015-08-21 0

TIRANE- Zhvillimi i integruar urban është një sfidë e madhe e qeverisë.

"Jemi të vetëdijshëm sa shumë është shpenzuar në infrastrukturë dhe sa pak ngjajnë për nga pikëpamja e dukjes veprat tona të infrastrukturës me ato të Europës "- tha Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në promovimin e "Atelier Albania", zyra e konsulencës për çështjet e zhvillimit urban.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo Atelie ka një vlerë shumë të rëndësishme sepse u krijon mundësi të gjithë aktorëve të rinj në këtë fushë, arkitektë e projektues të bëhen pjesë e procesit të zhvillimit urban.