A1 Report - U vra në Afganistan, Kodheli nderon në 2 vjetorin e rënies, Feti Voglin

2015-08-21 4

TIRANË - Në dy vjetorin e vrasjes në Afganistan, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka nderuar sot komandon, kapitenin Feti Vogli. Ceremonia në kujtim të Vogli është zhvilluar në Zall Herr ku ndodhet edhe baza e komandove të ushtrisë shqiptare.

Në fjalën e saj, Kodheli tha se, Feti Vogli la pas një vepër që nuk do të harrohet asnjëherë.

"Nderimi për Voglin është nderim për Atdheun për lirinë. Vepra që ka lënë pas Feti Vogli nuk harron asnjëherë. Ai shkëlqeu në pasionin për punën, gëzoi respekt e besim nga të gjithë", deklaroi gjatë fjalës së tij, ministja Mimi Kodheli.

Në datën 230 shkurt 2012, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, njoftoi se një patrullë ushtarake shqiptare kishte rënë në një përplasje me armë në Afganistan gjatë patrullimit të tyre. Feti Vogli, i cili humbi jetën ishte komandant i grupit të parë special, dhe Aleksandër Peçi, i cili u plagos ishte specialist i armatimeve.

Sipas një komunikate për shtyp, komandot shqiptarë ishin sulmuar në orën 15:05 me orën lokale të datës 20 shkurt 21012 nga një grup personash të veshur me uniforma të policisë afgane, teksa shoqëronin personelin e një misioni të USAID në një takim në fshatin Robot në Kandahar.

Free Traffic Exchange