A1 Report - Vlore, rruga muze "Justin Godart" lihet ne harrese, tani behet tregti

2015-08-21 7

VLORË- Rruga muze "Justin Godart" në qytetin e Vlorës duket se ka humbur identitetin e saj të mëparshëm, duke u kthyer në një zonë për tregtimin e veshjeve dhe produkteve ushqimore. Banorët bëjnë apel për largimin e tregtarëve ambulantë dhe rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.

Rruga është mbipopulluar nga tregtarët ambulantë, apo tezgat me produkte të ndryshme. Asgjë nuk është më si më parë në këtë rrugë në të cilën parakaloi flamuri i ngritur në monumentin e Pavarësisë.

Për këtë qytetarët thonë se historia për të cilën vlonjatët janë krenarë, ka nisur të venitet.

Rruga e dikurshme "Justin Godart" sot nuk ka asgjë për t'u vizituar veç kalldrëmit të rrugës që ende të kujton diçka nga e shkuara. Vizitorët e interesuar për Vlorën historike të pavarësisë nuk dihet ende se çfarë u ngelet për të parë nga kjo rrugicë dikur e lavdishme, ndërsa sot e harruar.