A1 Report - Arrestohet për mashtrim me skemen e TVSH biznesmeni, demi 3 mln $

2015-08-21 1

TIRANE- Është vënë në pranga nën akuzën për mashtrim me skemën e TVSH-së, biznesmeni Besim Hoxha. Hetimet për akuzën e " mashtrimit" janë bërë nga Doganat dhe Prokuroria e Tiranës.

Raportohet se Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas, pasi dëmi i shkaktuar ishte 3 mln dollarë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.