A1 Report - Pensionet e emigranteve ne Greqi e Itali, Braho: S'ka ende marreveshje

2015-08-21 1

TIRANE- Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Itali nuk kanë asnjë mundësi që t'u njihen vitet e kontributeve shoqërore në këto vende për të përfituar pension atje. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho, thotë për "A1 Report" se autoritetet e këtyre shteteve nuk pranojnë të firmosin marrëveshje për njohjen e kontributeve të kësaj kategorie, ndërsa ekziston një marrëveshje me Turqinë, dhe janë në proces finalizimi disa marrëveshje me disa shtete të tjera.

Sa i përket reformës së pensioneve në Shqipëri, Braho thotë se është në fazën e diskutimeve dhe se për të duhet të japin kontribut të gjitha forcat politike, duke qenë se do të ketë efekte afatgjata.

Marrëveshjet që po synon të lidhë Instituti i Sigurimeve Shoqërore me shtetet e tjera konsistojnë në njohjen e vjetërsisë së punës për shqiptarët, në mënyrë që këto vite t'u shtohen edhe viteve të punës në Shqipëri. Në këtë mënyrë emigrantët do të kenë mundësi të përfitojnë pension nga të dy vendet, duke mos u humbur asnjë ditë pune e siguruar.

Free Traffic Exchange