A1 Report - Durres, Kodheli: Pas 3 vitesh radaret do te rinisin funksionimin

2015-08-21 1

DURRËS- Rivihen pas 3 vitesh në funksion sistemi i radarëve në qendrën ndëroperacionale detare në Durrës.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila tha se me rivënien në punë të këtij sistemi është rritur siguria në vijën bregdetare.

Pas 3 vitesh jashtë funksionit, rivihet në gjendje pune sistemi i radarëve në qendrën ndëroperacionale detare në Durrës. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka marrë pjesë në inaugurimit të këtij sistemi që përmes satelitetit bëhet monitorimi i hapësirave ujore në brigjet shqiptare.

Kodheli tha se me rivëninen në punë të këtij sistemi është rritur siguria në vijën bregdetare, si dhe do të parandalohen trafiqe të ndryshme, apo do kryhet verifikimin e anijeve të peshkimit, sidomos kur janë në vështirësi.

"Radarët nuk punonin, Shqipëria me gjithë strukturat e saj qeverisëse, mbështetëse, kushtetuese nuk mund të shikonte kush hynte në detin shqiptar. Është bërë e mundur vendosja në punë e radarëve, të cilët i kanë hapur sytë Shqipërisë, kanë rritur sigurinë e Shqipërisë, e kufirit të saj detar, kanë rritur sigurinë e qytetarëve të saj", tha Kodheli.

Kodheli tha se vlera me të cilën ky sistem është vënë në funksion me gjysmën e shumës që për qeverinë e shkuar ishte e pamundur.

Tashmë, me sistemin e radarëve kanë akses dogana, peshkimi, kufiri dhe ushtria.