Kreu i Diplomacisë së Bashkimit Europian Baronesha Catherine Ashton ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë dhe për të vendosur ndonjë sanksion për qeverinë ukrainase.
Gjithashtu edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Joe Biden i ka telefonuar presidentit ukrainas, Janukoviç, me qëllim ndalimin e dhunës. Biden i bëri thirrje atij për të tërhequr forcat qeveritare nga Sheshi Pavarësia. Dhuna në Ukrainë, është dënuar gjithashtu edhe nga Organizata për të Drejtat e Njeriut Freedom House. Presidenti i kësaj organizate David J. Kramer, është shprehur se Janukoviç "duhet të tërhiqet", ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet "menjëherë" të kërkojnë nga ai ndaljen e përdorimit të forcës. Ndërkohë, Kryeministri polak Donald Tusk, i ka kërkuar Bashkimit Europian dhe Shteteve europiane që të vendosin sanksione kundër presidentit ukrainas Viktor Yanukovich dhe anëtarëve të administrates së tij. Në një fjalim të tij të mbajtur ditën e sotme në Parlament, Tusk u shpreh se nuk mendon se mund të trondisin Ianukovich por ai do të bindë Bashkimin Europian që të aplikojë këto sanksione kundër tij. Kryeministi i Polonisë është shprehur gjithashtu se vendi i tij është i hapur për të mirëpritur personat e mbetur të plagosur gjatë protestave në Kiev.